Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodimir Tolkac, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Tolkac teksa ka ripërsëritur qëndrimin e pandryshuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovë, ka shtuar se tashmë është bërë shumë e vështirë që t’iu shpjegohet qytetarëve të Ukrainës se pse Kievi nuk po e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës kur tashmë Prishtina zyrtare po e përkrah Ukrainën kudo në përballjen me agresionin e pashembullt të Rusisë.
“Ne vazhdimisht i përmbahemi parimit të integritetit territorial të Serbisë. Nuk ka asnjë dokument të vetëm përmes të cilit Ukraina do të vinte në dyshim integritetin territorial të Serbisë. Bashkëpunimi aktual i Ukrainës me Kosovën është në një nivel shumë më të ulët se ai i Rusisë. Rusia ka hapur një zyrë në Kosovë, por Ukraina jo”, ka thënë Tolkac.





