Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, bëri homazhe të hënën në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, duke nderuar kujtimin e viktimave të një prej masakrave më të rënda të luftës në Kosovë. Ai theksoi përkushtimin e ambasadës për të kontribuar në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të punës në këtë drejtim.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve Selami dhe Fahrije Hoti, kërkuan angazhim më të madh institucional në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke theksuar se kjo çështje kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve dhe familjeve.






