Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme, ku u pritën nga drejtori i Departamentit për Kufi, nënkolonel Fehmi Xhata dhe koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi.
Sipas njoftimit të MPB-së, qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, pas vizitës studimore të delegacionit të Policisë së Shtetit Shqiptar në QKMK gjatë muajit prill.
Gjatë takimit, thuhet se përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan mekanizmat dhe kapacitetet e ndërtuara në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), me theks të veçantë në rolin e QKMK-së në koordinimin dhe bashkërendimin 24/7 të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare.





