LAJME

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi viziton Luginën e Preshevës

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi viziton Luginën e Preshevës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Mars 2023, 15:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, po qëndron për një vizitë në Luginë të Preshevës.

Ai është pritur nga kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi.

Me rastin e 24-vjetorit të fillimi të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, me 24 mars, ambasadori amerikan në Beograd, deklaroi se populli serb nuk do ta harrojë kohën e bombardimeve gjatë 1999-s, derisa iu shprehu ngushëllimSe familjeve që humbën familjarë nga fushata ajrore e NATO-s.

Me këtë rast në një postim në Twitter ai theksoi se gjatë karrierës së tij, ka mësuar se ndodh që ndonjëherë diplomacia të dështojë, e kur kjo ndodhë, Hilli tha se rezultatet mund të jenë tragjike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika