LAJME

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën, policia njofton për qarkullimin rrugor
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2026, 08:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Mathew Whitaker do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
 
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika