LAJME

Ambasadori i Hungarisë vizitoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Ambasadori i Hungarisë vizitoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2025, 12:37

Kryetari i Bordit të DhTIK-së, Skender Krasniqi, së bashku me drejtorin, Kushtrim Ahmeti, pritën në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“Kryetari Krasniqi falënderoi Hungarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shpalosi angazhimet e DhTIK-së në forcimin e marrëdhënieve ekonomike me ambasadën hungareze. Nga ana tjetër, drejtori Ahmeti, prezantoi të dhënat mbi shkëmbimet tregtare Kosovë-Hungari, duke theksuar nevojën për më shumë investime hungareze në Kosovë dhe duke përmendur sektorët potencialë të bashkëpunimit. Ambasadori Dux falënderoi për pritjen dhe informacionet e ofruara, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me DhTIK-në në funksion të forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dyja vendeve”, thuhet në njoftimin e DhTIK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika