Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, të enjten priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux me bashkëpunëtorët e tij.
Ky takim thuhet se u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, gjatë së cilit u diskutuan tema të ndryshme që lidhen me sigurinë dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit policor dhe ndërshtetëror.





