Sot, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin Rainer Rudolph, me të cilin u mbajt një takim zyrtar nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani.
Gjatë kësaj vizite u zhvillua një tryezë diskutimi mbi marrëdhëniet gjermano-kosovare, ku morën pjesë përfaqësues të universitetit, staf akademik dhe studentë. Diskutimi u fokusua në mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta.
“Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën akademike dhe kulturore”, thuhet tutje në njoftimin zyrtar nga Universiteti.





