Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cochard, ka thënë se ata e shohin si të njëanshëm aplikimin e Kosovës për në Këshill të Evropës dhe se nuk mbështesin vendime të tilla.
Ai tha se Franca e sheh si prioritet dialogun në Bruksel teksa shtoi se beson se prioritet është çështja e personave të pagjetur edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne nuk mbështesim vendime të njëanshme. Në këtë kontekst, ne besojmë se prioritet është dialogu për temat – Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, çështjet e energjisë, çështjet e personave të pagjetur – ky është prioriteti”, citohet të ketë thënë Cochard në Nova S.





