Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është arritur një marrëveshje e rëndësishme, duke iu referuar marrëveshjes për zbatimin e udhëzuesit për Marrëveshjen Bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë, të dakorduar dje në Ohër.
Ambasadori Hovenier: Një marrëveshje e rëndësishme është arritur

Përmes një ‘cicërime’ në Twitter, Hovenier ka thënë se SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë.
“Një marrëveshje e rëndësishme është arritur. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afat-gjata për të çuar përpara sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit” – ka shkruar ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

