LAJME

Ambasadori Guerot për Rugovën: Burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes

Ambasadori Guerot për Rugovën: Burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Janar 2026, 16:21

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes.

“Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Tutje ai përmendi edhe formimin intelektual të Rugovës në Paris.

“Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut” – shkruan Guerot.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika