LAJME

Ambasadori gjerman, Rohde: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë

Ambasadori gjerman, Rohde: 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2024, 13:15

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika