Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për procesin e zgjedhjeve të Serbisë, ku ka shprehur papajtueshmërinë e tij lidhur me qëndrimin e institucioneve kosovare.
Ambasadori gjerman për zgjedhjet e Serbisë: Kosova s’po do zgjidhje pragmatike

“Zgjidhjet për çështje të ndryshme gjithmonë kërkojnë kompromise. Në këtë kontekst, ne, si vende të Quint, kemi shprehur pakënaqësinë tonë sepse Kosova prej kohësh nuk është pajtuar për zgjidhje pragmatike që do t’u mundësonte atyre që kanë të drejtën të votojnë në Kosovë, që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë”, ka thënë Rohde për “BBC in Serbian”.
Ai në përgjigje me shkrim ka shtuar se është kyçe që të bëhen përpjekje për bashkëpunim rajonal dhe gjetje të zgjidhjeve për qytetarët e rajonit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

