- Reklama -

Ambasadori francez në Kosovë: Presim vendim pozitiv për vizat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se shteti i tij është në favor të heqjes së vizave për Kosovën.

Këtë sipas tij, ia ka konfirmuar presidentes Vjosa Osmani, vet presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

- Reklama -

Edhe pse nuk ka përmendur data, Guerot ka deklaruar se presin një vendim pozitiv për këtë çështje.

“Në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Këto komente ai i ka bërë pas ceremonisë ushtarake me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 11 nëntorit 1918 i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore, që është organizuar nga Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës.

Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman duke thënë se de deklaratat që janë dhënë nga vendet e ndryshme për këtë plan, nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani.

“Unë nuk mund t’iu japë më shumë shpjegime. Franca dhe Gjermania kanë propozuar një plan dhe nuk do të doja të komentoja lidhur me qëndrimin dhe deklaratat e palëve të ndryshme me atë plan. Deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani”, është shprehur Guerot. / EO

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort