LAJME

Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë

Ambasadori francez kërkon që Radoiçiq dhe grupi i tij të dalin para drejtësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Nëntor 2024, 16:29

Milan Radoiçiq dhe të gjithë autorët e sulmit terrorist në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë, thotë ambasadori i Francës në Kosovë, Olvier Guerot. Ai deklaron se KFOR-i dhe EULEX po punojnë për të garantuar paqen në veri, mirëpo shton se siguria në atë pjesë është ende e brishtë.

Diplomati francez thotë se institucionet e Kosovës duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, në mënyrë që situatë mos të përkeqësohet.

Guerot foli edhe për hapjen e urës së Ibrit dhe Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ai thotë se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qenë shumë i qartë se përgjegjësit e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë dhe se presim veprime nga Serbia.

“Presidenti Macron ka theksuar vazhdimisht nevojën që jo vetëm Milan Radojicic, por të gjithë autorët, autorët e mundshëm, apo autorët e dyshuar të dalin para drejtësisë. Ne i përmbahemi kësaj si një mesazh shumë i qartë që është dhënë në nivelin më të lartë dhe sigurisht presim që Serbia ta ndjekë këtë. Unë mendoj se askush nuk është i interesuar që situata në veri të përkeqësohet”, thotë ai në një intervistë për KosovaPress

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika