LAJME

Ambasadori britanik takohet me Osmanin: Zgjidhja e problemeve aktuale është esenciale për Kosovën

Ambasadori britanik takohet me Osmanin: Zgjidhja e problemeve aktuale është esenciale për Kosovën
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2022, 17:53

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Abbott ka deklaruar se ka pasur një diskutim pozitiv me presidenten Osmani për raportet bilaterale dhe regjionale.

“Zgjidhja e problemeve aktuale është esenciale për Kosovën që të arrijë qëllimet e saja afatgjate”, ka shkruar Abbott në Facebook.

Kujtojmë se pas zhvillimeve të fundit në vend, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është në takim në Bruksel me përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq, për të diksutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika