Ambasada Austriake në Prishtinë, Christoph Weidinger, është shumë e gëzuar, që sot ka arriturë në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria.
Me 4.680 dozat që kanë arritë sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë sidhe grupet e rrezikuara.
Duke qenë dëshmitarë i arritjes së këtij furnizimi bashkë me Ministrin e shëndetësisë Arben Vitia, ambasadori Austriak Weidinger tha se “Është madhështore të shohësh se vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Ministrit austriak për punë të jashtme z. Alexander Schallenberg, presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit z. Olivér Várhelyi, është realizuar furnizimi me vaksinat mëse të nevojshme kundër Covid. Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambulura në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne.





