- Reklama -

Ambasadori amerikan: SHBA i përkrahë përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit

Jeffrey Hovenier, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, gjatë një fjalimi kryesor në Gala Darkën e Bamirësisë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se pjesëtarët e sektorit privat të Kosovës luajnë rol të rëndësishëm në adresimin e tri sfidave të ndryshme: diversifikimin e energjisë, fuqizimin ekonomik për të gjithë, dhe sundimin e ligjit.

Hovenier falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për mbledhje të fondeve për kauza të vlefshme. Ai tha se ngjarjet si këto demonstrojnë rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave.

- Reklama -

Duke folur për diversifikimin e energjisë, ambasadori Hovenier tha se termocentralet e vjetra të Kosovës kanë ndikim të rëndësishëm në parashikueshmërinë e furnizimit me energji, në shëndetin e qytetarëve, dhe në tërheqjen e investitorëve potencialë, njofton Oda Ekonomike Amerikane.

Sipas njoftimit Hovenier theksoi rëndësinë e fuqizimit gjithëpërfshirës ekonomik, duke nënvizuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore. Ambasadori tha se kur gratë gëzojnë mundësitë e barabarta të garimit në biznes, atëherë ato performojnë shumë mirë. Ai tha se shoqëria përfiton nga diversiteti më i madh në qeveri, institucionet shoqërore, dhe komunitetet e biznesit.

“Hovenier kërkoi nga Oda Amerikane të luajë rol udhëheqës në shoqërinë e Kosovës për të mundësuar eliminimin e barrierave në zhvillimin profesional, dhe heqjen e pengesave me bazë gjinore ndaj njerëzve, ashtu që të gjithë të jemi kampionë të sigurimit të një mjedisi të barabartë”, bëhet e ditur në njoftim.

Gjatë fjalimit Hovenier mirëpriti përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, duke shtuar se Qeveria e SHBA-së është e përfshirë në përkrahjen e këtyre përpjekjeve, duke përfshirë edhe rolin aktiv të USAID-it në themelimin e gjykatës komerciale.

Në fund, ambasadori ka falënderuar bizneset për ndihmën në avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme dhe prosperuese, që është mision i përbashkët i Ambasadës së SHBA-së dhe i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort