LAJME

Ambasadori amerikan: Mirëpresim zbatimin e marrëveshjes për dokumentet

Ambasadori amerikan: Mirëpresim zbatimin e marrëveshjes për dokumentet
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Shtator 2022, 15:59

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është deklaruar mbi marrëveshjen për dokumentet identifikuese mes Kosovës dhe Serbisë.

Hovenier thotë se liria e lëvizjes është thelbësore, dhe e mirëpret zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

”Mirëpresim fillimin e qetë të zbatimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja për dokumentet e hyrjes/daljes. Liria e lëvizjes është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke për KS dhe Srb. Mezi presim të shohim përparim në çështje të tjera në muajt e ardhshëm”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika