LAJME

Ambasadori Abbott: Kosova do të mbetet shumetnike, s’bëhet fjalë për Asociacion njëetnik

Ambasadori Abbott: Kosova do të mbetet shumetnike, s’bëhet fjalë për Asociacion njëetnik
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Janar 2023, 16:26

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur diskutimin e sotëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe na hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka theksuar se Kosova është një vend shumetnik dhe do të mbetet si i tillë dhe se nuk bëhet fjalë për një Asociacion monoetnik, njofton Klan Kosova.

“Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i ShBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASM-së dhe iu takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj”.

“Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës”.

“Kosova është një vend shumetnik dhe komunat e saj do të mbeten shumetnike. Nuk bëhet fjalë për krijimin e një Asociacioni njëetnik”.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se ndërkombëtarët dikur kishin kërkuar që Kosova të shpallej shtet multietnik, ndërsa tani po bëjnë presion që të themelohet një asociacion njëetnik.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika