Vendet e QUINT-it kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt më 14 shkurt.
Ambasadorët e QUINT-it(Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) këtë të enjte kanë thirrur në takim koordinatoren për zgjedhje Laura Pula, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, të cilat janë pjesë e memorandumit për mbrojte të votës.





