- Reklama -

Ambasada ruse në Tiranë përkrah futjen e forcave serbe në Kosovë

Ambasada ruse në Tiranë ka shprehur shqetësim për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Në një komunikim elektronik me Top News, përfaqësia e Moskës në Tiranë citon reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakarova, duke shprehur mbështetje për kërkesën e Serbisë për futjen e trupave në Kosovë.

- Reklama -

Në deklaratën që i ka përcjellë Top News, ambasada thekson se Moska po monitoron zhvillimin e situatës dhe akuzon Kosovën për provokime dhe përdorimin e dhunës ndaj serbëve në veri.

E pyetur për kërkesën që Serbia pritet t’i dërgojë NATO për vendosjen e trupave në Kosovë, ambasada ruse citon përgjigjen e Zakarovas, e cila deklaron se rezoluta 1244 e OKB-së për Kosovën parashikon që Beogradi të fusë deri në një mijë policë dhe ushtarë serbë.

“Askush nuk mund ta mohojë këtë fakt”, deklaroi Zakarova.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, edhe deklarata e ministres gjermane të Punëve të Jashtme Annalena Berbok për “papranueshmërinë” e zbatimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, provokojnë kaos në çështjet e Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Beogradin të mbrojë interesat e tij legjitime kombëtare në lidhje me Kosovën bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, e cila mbetet në fuqi pa asnjë përjashtim dhe ofron një shans real për të hartuar një zgjidhje të ekuilibruar dhe të drejtë për Kosovën”, deklaroi Zakarova.

Rusia po ashtu fajësoi qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për tensionet, duke pretenduar se Serbia është duke u munduar të shmangë incidente serioze dhe konfrontimin e hapur.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort