Shërbimi Korrektes i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Sipas një njoftimi nga ShKK, në këtë donacion janë pranuar 49 detektorë statik, të cilët do të shërbejnë për kontrollimin e personave gjatë hyrje daljeve nëpër të gjitha institucionet korrektuese.
“Detektorët janë pajisje të avancuara, të cilët do të lehtësojnë punën e stafit në parandalimin e futjes së mjeteve të rrezikshme brenda institucioneve korrektuese.





