Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan ka qëndruar gjatë fundjavës në Kosovë, ndërsa ambasada e ShBA-së i ka quajtur konstruktive takimet e Hanrahan me liderët politikë të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook thuhet: “Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan #StateEUR në Kosovë këtë fundjavë. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës Shijoni disa foto nga vizita”.