LAJME

Ambasada e SHBA-së: Të mos harrohet kurrë masakra e Reçakut

Ambasada e SHBA-së: Të mos harrohet kurrë masakra e Reçakut
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Janar 2026, 15:45

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor.

Në një postim në Facebook, Ambasada ka bërë të ditur se zëvendësshefi në detyrë i misionit diplomatik, Josh Peterson iu bashkua liderëve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në këtë përkujtim.

Në mesazhin e saj, Ambasada e SHBA-së e cilësoi masakrën e Reçakut si një akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën, duke nënvizuar se kujtimi i viktimave duhet të shërbejë si thirrje për të mos harruar kurrë atë që ndodhi.

“Le të qëndrojë kujtimi i tyre si një rikujtim i detyrës sonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin, dhe si thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota pa”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika