• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Friday, March 24, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Ambasada e SHBA-së sot mban diskutim për Asociacionin

tvprizreni by tvprizreni
January 31, 2023
in LAJME, VENDI
0
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë: 16 Ditë Bashkohuni
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë sot, 31 janar, do të organizojë një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Të hënën në mbrëmje, Ambasada e SHBA-së ka bërë të ditur se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe Presidenca dhe Kryeministria.

Pjesëmarrjen në këtë takim e konfirmuar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do të dërgojnë përfaqësuesin e tyre në kuadër të këtij takimi.

Në ftesën që u pati dërguar partive, SHBA-ja pati thënë se e ka objektiv “të dëgjojë drejtpërdrejt nga aksionarë të ndryshëm për përkushtimin ndaj Asociacionit, në përkrahje të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ne jemi duke organizuar këtë diskutim në përputhje me synimet tona afatgjate për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike dhe si reflektim për miqësinë tonë të kamotshme dhe përkrahjen për qytetarët e Kosovës. Ngjarja do të mbahet sipas rregullit ‘chatham house’”, thuhej në letër.

Nën rregullin “Chatham House”, të pranishmit janë të lirë të përdorin informatat nga diskutimi, por nuk u lejohet të zbulojnë se kush çfarë komenti të caktuar ka bërë. Si rregull i diskutimeve ekziston që nga viti 1927. Është përdorur kryesisht për diskutime mbi çështjet kontroverse. Emrin e ka marrë nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Mbretërisë së Bashkuar.

Një ditë para diskutimit, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit, dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në një kolumne ekskluzive për KOHËN kanë thënë se Asociacioni nuk nënkupton shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Po ashtu, Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

Ky draft-statut i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale./koha.net/

Download WordPress Themes Free
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
ZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=
download micromax firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy course
Previous Post

Moti sot i ndryshueshëm pritet edhe reshje të dobëta bore

Next Post

Transparency International: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

Next Post
Dalin pasuritë e fshehura të politikanëve të korruptuar, a ka kosovarë në listë?

Transparency International: Kosova ka përparuar në luftën ndaj korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

Të Fundit

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, gjunjëzon nacionalistin serb

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, gjunjëzon nacionalistin serb

March 24, 2023
Policia në Prizren arreston te dyshuarin për ngacmim

Policia në Prizren arreston te dyshuarin për ngacmim

March 24, 2023
LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut

LDK-ja kërkon shkarkimin e Haxhiut

March 24, 2023
Furra “Besi-IB” në lagjen “Bajram Curri” jep bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit

Furra “Besi-IB” në lagjen “Bajram Curri” jep bukë falas për nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit

March 24, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, gjunjëzon nacionalistin serb

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj, gjunjëzon nacionalistin serb

March 24, 2023
Policia në Prizren arreston te dyshuarin për ngacmim

Policia në Prizren arreston te dyshuarin për ngacmim

March 24, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.