Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike të vendit.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik” – shkruan Ambasada në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika