Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë u ndryshua zyrtarisht nga një “Zyre e ShBA-ve” në “Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë”, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës.
Në përvjetorin e këtij ndryshimi, Ambasada Amerikane në Prishtinë reagoi përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rëndësinë e këtij hapit.
“Me Kosovën zyrtarisht si shtet të pavarur dhe me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të pasqyrohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, shkroi Ambasada.
Ambasada shtoi se ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve.
“Ky ndryshim erdhi pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008,” thuhet në postim.