Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë të kryesuar nga eksperti për mentorimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Alan Edwards, së bashku me zyrtaren për Zbatimin e Politikave në Sektorin e Sundimit të Ligjit në Ambasadën Britanike në Kosovë, Altina Besimi dhe këshilltarin teknik Blend Zyrapi.
Zyra për komunikim publik e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në një komunikatë për media, ka njoftuar se gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, me ç’rast u vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e arritura, sfidat dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.





