Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka njoftuar shtetasit kosovarë që mbetën pa targa automjetesh pas ndeshjes Slloveni-Kosovë të lajmërohen për asistencë dhe këshilla për kthimin në Kosovë.
Ambasada thekson se rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Për informata shtesë, shtetasit mund të kontaktojnë linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221.





