Home LAJME Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza

0
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka bërë të ditur se ende nuk ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizjen pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në njoftimin e kësaj ambasade theksohet se sot është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit mes dy shteteve për përjashtimin reciprok të kërkesave për viza hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje,  ambasada e jonë do të  ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftim.

Lajmin lidhur me marrëveshjen për heqjen e vizave për kosovarët e bëri të ditur gjatë ditës presidentja Vjosa Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here