Një qytetar kosovar me emrin Dardan Kryeziu ka shkruar në grupin e Facebook-ut “Network Prishtina” për një çështje mjaft interesante e të papritur.
Atij i ka ardhur konfirmimi për termin në Ambasadën Gjermane, nga Ambasada Gjermane, megjithëse thotë se nuk ka aplikuar fare.
- Reklama -
“Pershendetje,
Me ka ardhe gabimisht ne email ky konfirmim per termin ne Ambasaden Gjermane per vize, per bashkim familjar. Nese eshte i dikuj me emer mbiemer Dardan Kryeziu, me shkruani ju forwardoj.” – ka shkruar z.Kryeziu.
Data e paraqitur në Ambasadën e Gjermanisë është 17 marsi.
- Reklama -