Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalë me një njoftim në lidhje se a përmbajnë vaksinat e COVID-19 mikroçipa.
Nga kjo Ambasadë kanë thënë se vaksinat nuk përmbajnë mikroçipa dhe se ato janë zhvilluar të luftojnë sëmundjet.
Kjo deklaratë erdhi pasi shumë qytetarë po hezitojnë që të vaksinohen, pavarësisht numrit të madh të rasteve dhe të vdekjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada tha se vaksinat nuk administrohen për të gjurmuar lëvizjen tuaj, por ato funksionojnë për të stimuluar sistemin tuaj imunitar për të prodhuar antitrupa.
“Vaksinat për COVID-19 nuk përmbajnë mikroçipa. Vaksinat zhvillohen për të luftuar kundër sëmundjes dhe nuk administrohen për të gjurmuar lëvizjen tuaj. Vaksinat funksionojnë duke stimuluar sistemin tuaj imunitar për të prodhuar antitrupa, saktësisht si do të ishte i ekspozuar ndaj sëmundjes. Pasi të vaksinoheni, ju do të zhvilloni imunitet ndaj asaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.