LAJME

Ambasada britanike bënë thirrje për respektimin e masave të reja në Kosovë

Ambasada britanike bënë thirrje për respektimin e masave të reja në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Prill 2021, 18:39

Qeveria e Kosovës sot ka ndërmarrë masat e reja anti-Covid, teksa lidhur me këtë erdhi edhe reagimi nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Përmes një njoftimi, ata mbështetën vendimin e Qeverisë, ku edhe bënë thirrje për respektim të tyre.

“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkeKunderCovid19”.

We support the government’s decision to bring in new measures to reduce the spread of Covid-19. Sadly, over 500 people…

Posted by British Embassy Pristina on E hënë, 5 April 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika