LAJME

Ambasada amerikane i dhuron QKMF-së në Prizren 3 mijë teste rapide antigjen Covid-19

Ambasada amerikane i dhuron QKMF-së në Prizren 3 mijë teste rapide antigjen Covid-19
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Maj 2021, 14:23

Gjatë ditës së sotme, QKMF-së në Prizren i ka arritur një kontigjent në sasi prej 3 mijë testeve antigjen Covid-19 nga ambasada amerikane në vendin tonë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një postimi në facebook nga drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, i cili së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu- Hoxha, kanë bërë falënderim publik për këtë ndihmë të rëndësishme nga ambasada amerikane.

Ndryshe, Kujdesi Parësor Shëndetësor në Prizren i pari në nivel vendi ka filluar me kryerjen e rapid testeve për Covid-19.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika