LAJME

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2024, 12:14

Nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen pas takimit me presidenten Vjosa Osmani është shprehur se kishin një bisedë produktive sa i përket dezinformimit, mbështetjes për shoqërinë civile dhe angazhimin multilateral

“Diskutuam edhe për çështjet kritike, rrugëtimin euroatlantik dhe evropian të Kosovës. Ne mbështesim trajektoren e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike përmes bashkëpunimit të ngushtë”, ka thënë Allen.

Ajo shtoi se kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Diskutuam edhe për hapat kryesorë për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe. Biseduam edhe për investimet në rini, trajnime dhe edukime për te siguruar një të ardhmë të ndritur”, u shpreh Allen.

Allen tha se ShBA-të janë të përkushtuara ndaj popullit të Kosovës si gjithmonë.

“Faleminderit presidente Osmani që jeni bashkuar në këtë iniciativë tonë për të luftuar më mirë dezinformimin dhe manipulimin e informatave dhe punën tuaj për të ndihmuar në vazhdimin e marrëdhënieve pozitive mes dy vendeve tona . Jam e nderuar që jam këtu si mike dhe partnere”, tha nënsekretarja amerikane, Elizabeth Allen. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika