LAJME

Aliu: Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të rrugës Prizren-Tetovë

Aliu: Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të rrugës Prizren-Tetovë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2023, 14:43

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Liburn Aliu para pak minuta ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.

Ai këtë e bërë të ditur përmes një video-lajmi gjersa ishte duke i inspektuar punimet në autostradën e Gjilanit, teksa janë duke u bërë asfaltime në Lotin 8.

Postimi i plotë i Ministrit Aliu:

Zvogëlimi i borxheve të mëdha që kemi trashëguar dhe njashtu krijimi i bazës ligjore e planifikuese që mbron mjedisin dhe ekonominë kanë qenë në fokusin tonë deri tani.

Tash projektet e mëdha infrastrukturore po marrin dinamikë të re.

Bashkë me zv. Ministrin Durmishi jemi rrugës për Gjilan, ku do të vizitojmë punimet në autostradën e Gjilanit, teksa janë duke u bërë asfaltime në Lotin 8. Cilësia e punimeve dhe efikasiteti e shpejtësia në kryerjen e punës janë objektivi i vetëm që kemi.

Por kemi edhe një lajm të mirë, siç e keni parë, sot Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e parcelave që prekin trasenë e projektit të madh të rrugës Prizren-Tetovë.

Më lejoni që t`ju njoftoj që qysh sot do të shpallim njoftimin për kontratë për ndërtimin e kësaj rruge.

Përkundër sfidave dhe telasheve të trashëguara, po angazhohemi maksimalisht që projektet të marrin drejtimin e duhur.

Shumë punë e projekte të mira na presin në vijim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika