Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski, kanë inspektuar punimet në projektin e ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë.
Sipas ministrit Aliu, ky projekt jo vetëm që lehtëson lidhjen ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës, por gjithashtu krijon kushte më të mira për zhvillimin ekonomik brenda Parkut Kombëtar të Sharrit.
“Me ministrin e Maqedonisë së Veriut kemi dal t’i shikojmë punimet që po zhvillohen në projektin e lidhjes së Prizrenit me Tetovën respektivisht të lidhjes së korridorit të tetë në Maqedoninë e Veriut dhe të autostradës Ibrahim Rugova që lidhë Prishtinën me Tiranën meqë rast ky projekt jo vetëm që e lidhë Prizrenin me Tetovën dhe përpos që krijon kushte të mira për zhvillim ekonomik brenda parkut nacional të Sharrit në njërën anë dhe nga ana tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut krijon edhe lidhje të korridoreve respektivisht lidh korridoret mes vete”, tha Aliu.
Aliu tha se i gjithë ky projekt do të vazhdojë në ndërtimin e dizajnit të tunelit me që rast të dyja vendet kemi ndarë buxhet dhe kanë bërë marrëveshje të cilat i kanë ratifikuar në Kuvend.
“Marrëveshjet janë duke u zbatuar pjesa jonë rrugës i ka 20 kilometra që është duke u zhvilluar tani. Ky projekt e ka koston rreth 35 milion euro me 22 kilometra”, tha ministri./Arbresh.info/