LAJME

Aliu: Nuk do të anulohen më fluturimet për shkak të mjegullës dhe motit të keq

Aliu: Nuk do të anulohen më fluturimet për shkak të mjegullës dhe motit të keq
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Dhjetor 2024, 14:06

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror pranë aeroportit Ndëkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë.

Me këtë rast ministri Aliu ka thënë se nuk do të ketë më anulime të fluturimeve për shkak të motit të keq apo mjegullës.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B.Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori”, ka shkruan ministri Aliu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika