Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut Aleksandar Nikoloski, sot do të vizitojnë punimet që janë bërë deri më tani në Lot 3, pëgjatë trasesë së hapur në rrugën Prizren-Tetovë.
Ndryshe edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ditë më parë për RTK ka bërë ditur se janë bërë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të rrugës nga Tetova deri te vendi ku do të hapet tuneli në drejtim të Prizrenit.





