Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u deklarua lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, duke thënë se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar.
Sipas tij, ka një progres. Ai përmendi faktin e rezolutës së miratuar nga Parlamenti Europian, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë më njohje reciproke.





