LAJME

Ali Ahmeti: Qëndroj fuqishëm në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë

Ali Ahmeti: Qëndroj fuqishëm në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Mars 2023, 12:06

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Albin Kurtin në Ohër thotë se qëndron fuqishëm prapa Kosovës në momentet vendimtare në dialogun me Serbinë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Qëndroj në mbështetje të fuqishme të Kosovës në momentet vendimtare në dialogun e saj me Serbinë dhe në të gjitha hapat e mëtejmë për rrumbullakësimin e plotë të shtetësisë së saj në të gjitha nivelet ndërkombëtare.

Këtë ia shpreha sot Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në takimin që e patëm bashkë në Ohër.

Kosova e pavarur është realitet dhe drejtësi e ardhur në vendin e vet e konfirmuar edhe nga Evropa dhe SHBA-të që nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë.

Inkurajova Kryeministrin Kurti për epilog pozitiv të dialogut mbi parimet e proklamuara të njohjes së ndërsjellë nga ndërmjetësuesit e BE-së që kanë qëllimin e sinqertë të ruajtjes së stabilitetit dhe ardhmërinë evropiane të mbarë Ballkanit Perëndimor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika