Besnik Tahiri, deputet i Aleancës, ka ftuar deputetët e të gjitha partive që të shkojnë në Kuvend për të votuar ndryshimet për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Aleanca fton deputetët në Kuvend: Kosova na thërret

“Jemi në Kuvend kur kanë mbetur edhe 13 orë deri te mundësia e votimit të Ligjit të Dhomave të Specalizuara dhe konstituimit të plotë të vendit. Nga këtu në emër të GP të Aleancës u bëjmë thirrje kolegëve deputetë; ejani menjëherë në Kuvend ta votojmë Ligjin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, të bashkohemi sot gjithmonë në anën e drejtë të historisë rreth UCK-së, vlerës më të lartë kombëtare. Kosova na thërret”, ka thënë ai në një konferencë për media./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Forumi për shoqëri civile – Kurti: Kosova një nga demokracitë më të fuqishme në Ballkan

33 policë, protestues e gazetarë të lënduar në protestën para Kuvendit, tre të arrestuar

Kurti s’tregon nëse do të ketë takim me Hamzën: Flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

