Albulena Haxhiu, minister e Drejtësisë në Kosovë ka thënë se secili vendim I kundërligjshëm Brenda secilit institucion do të shfuqizohet dhe të adesohet pastaj në institucionet hetuese.
Ajo ka deklaruar se sot në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës
“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
“Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternative”, ka shkruar tutje ajo duke ia bashkangjitur kwsaj deklarate edhe vendimet pwr shkarkime.