LAJME

Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet kryetare e Kuvendit

Albulena Haxhiu dështon për herë të dytë të zgjedhet kryetare e Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2025, 15:41

Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi që të votohet Albulena Haxhiu për postin e kryeparlamentares, pas dështimit në tentimin e parë.

“Ju lus ta mbështetni këtë propozim sepse vetëm kështu nuk bllokoni konstituimin”, tha Konjufca, duke theksuar se vetëm partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Lëzivjes Vetëvendosje, i takon propozimi i kryeparlamentarit.

Propozimi që Albulena Haxhiu të marrë postin e kryeparlamentares në legjislaturën e nëntë sërish nuk arriti që t’i siguroj votat dhe të ulet në ulësen e Kryekuvendares, duke marrë 57 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika