LAJME

Albin Kurti udhëton për në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit

TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2021, 15:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jetë edhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi,

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika