- Reklama -

Albin Kurti ua kthen letrat Erdoganit e Netanyahut, mësoni përmbajtjen e tyre

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në vazhdën e falenderimeve për urimet e pranuara, të hënën u ka dërguar letra edhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, shkruan GazetaBlic.Ndër të tjerash Kurti ka thënë se të dy vendet i sheh si vende mike dhe potenciale bashkëpunuese për të ardhmen, ndërsa asnjë fjalë nuk e ka thënë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.Ai gjithashtu ka falenderuar Netanyahun për ftesen që Kurti të vizitoj Izraelin, duke ia konfirmuar se një gjë të tillë do ta bëjë sa më shpejtë të jetë e mundur.

- Reklama -

“E shoh këtë si një mundësi për ta themeluar dhe fuqizuar bashkëpunimin tonë politik, ekonomik dhe kulturor”, thuhet në letrën dërguar kryeministrit izraelit.“Kombi ynë ka qenë historikisht respektues ndaj komunitetit çifut. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do ta kem kënaqësinë që t’i adresoj çështjet relevante të komunitetit çifut dhe trashëgimisë së tij në vendin tonë”, thuhet më tej në letër.
Kurti e falënderoi Netanyahu-n për ftesën që ta vizitojë Izraelin, duke premtuar se do ta bëjë këtë, por pa e saktësuar kohën. “Faleminderit që më ftuat për ta vizituar vendin tuaj miqësor, gjë që do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dyja palët”, thuhet në letrën e Kurtit.

Letrat e dërguara mund t’i gjeni në vazhdim: Ndërsa në letrën dërguar presidentit turk, Kurti thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit, kosovarët kanë vendosur që të ndryshojnë të ardhmen e tyre.“Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, shkruhet në letër.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort