Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidati për deputet Avni Dehari kanë pritur në një takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Në këtë takim Kurti përveç që ka falënderuar ambasadoren për urimin pas rezultatit zgjedhor, ka nda bindjen e tij se qeveria do të formohet shpejtë.
Postimi i plotë:
Albin Kurti tregon se kur do të formohet Qeveria e re

Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, z. Rexhep Limani, i priti sot në takim, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj. Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët me lutje, paqe dhe dashuri

E diela sjell mot të ngrohtë pranveror deri në 18°C në Kosovë

Adresimi i Presidentes Osmani: Sot largohem nga kjo detyrë, por assesi, assesi, nga përkushtimi për atdheun tonë të dashur

