- Reklama -

Albin Kurti thotë se Qeveria e tij do ketë së paku 5 ministre gra

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në ditën e gruas për numrin e grave që do të jenë ministre në Qeverinë e re.Kurti para gazetarëve ka thënë se kjo ditë duhet të na kujtojë sa duhet të punohet për gratë.“Kjo ditë duhet të na përkujtojë se duhet të punojmë për ditë për gratë”, ka thënë ai.

Shefi i LVV-së ka treguar edhe për numrin e ministreve që do të jenë në Qeverinë e re.“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020-të, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, shtoi i njëjti teksa përmendi kuotën gjinore në Kuvend të Kosovës.“Nga 58 deputetë sa do t’i ketë grupi ynë parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për kuotën gjinore, populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve. 14 shkurti nuk kanë qenë një palë zgjedhje, kanë qenë referendum”, tha Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort