Kryeministri Albin Kurti është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, por jo në zyrën e tij në Shtëpi të Bardhë.
Sipas ZKM’së, Kurti ka biseduar me Sullivan edhe për dialogun me Serbinë, ku ka theksuar se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes ka njohjen e ndërsjellë.





